Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër kanë prezantuar tek komuniteti ekspozitën me temë “Krijojmë sot për të na shërbyer nesër”.

Në kuadër të kësaj, drejtoria e shkollës diskutoi me prindërit kurrikulën e re si dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit. “Krijojmë sot për të na shërbyer nesër” Shkolla 9-vjeçare Ismail Qemali ka nisur zyrtarisht organizimet për festën e mësuesit. Prindër të nxënësve dhe përfaqësues të komunitetit ishin të ftuar në takimin kunsultativ mbi kurrikulën e re. Të pranishmit patën mundësinë të shohin punimet e nxënësve në ekspozitën me piktura si dhe recitimet e tyre. Prej ditësh, nxënësit e shkollës 9-vjeçare Ismail Qemali kanë përgatitur ekspozitën prezantuese me mejte didaktike, të cilën e kanë titulluar “Krijojmë sot për të na shërbyer nesër”. Të pranishmit e takimit të thirrur nga drejtora e shkollës diskutuan mbi mënyrat e bashkëpunimit ndëmjet nxënësve, mësuesve dhe prindërve për të rritur cilësinë e mësimdhënies.