Të veshur me ngjyrat e flamurit nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër kanë realizuar një video-kartolinë urimi me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit.

Videon e ka shpërndarë kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook. Kreu i qeverisë thekson se ky urim është përgatitur përmes programit “Art dhe Zeje”, me shumë dashuri për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë urim emocionues nga nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda”, përgatitur përmes programit “Art dhe Zeje”, me shumë dashuri për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakNJË NË TRE SHQIPTARË PLANIFIKON EMIGRIMIN
Artikulli tjetërNJË VENDIM I RËNDËSISHËM PËR ZONAT MALORE TË SHKODRËS