Në shkollën pyjore “Kolë Margjini” u zhvillua aktiviteti kushtuar javës së praktikave profesionale. Nxënësit prezantuan disa punime druri të cilat I kanë punuar gjatë vitit shkollor. Drejtorja Albana Lleshaj tregon se gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar aktivitete të cilët I vlejnë nxënësve për formimin e tyre.

Të ftuar në këtë takim ishin edhe përfaqësues të bordit të shkollës dhe ish- nxënës të cilët kanë kryer arsimin professional në këtë shkollë.Vetë nxënësit tregojnë për këtë mundësi që I ofrohet në shkollë.Në fund, nxënësit mbollën disa fidanë pishë në oborrin e shkollës.