Kanë shitur lulet e mbjella në kopshtin e shtëpisë për të blerë libra për bibliotekat e shkollave. Protagonistë janë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë.
Të ndihmuar nga prindërit, ata e vijuan traditën edhe këtë vit, duke shitur lulet, dhe me paratë e mbledhura kanë blerë libra.

Kjo iniciative e cila vijon prej 13-vitesh është zgjeruar, dhe librat që do të blihen do të dhurohen edhe për bibliotekat e shkollave të tjera.

Nga aktivitetet e viteve të shkuara janë blerë më shumë se 200 libra për fëmijë, ndërsa kjo iniciativë ka të bëjë me edukimin ekonomik, mjedisor dhe nxitje për të lexuar.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA TAKIM ME ORMIR RUSIN: KA TREGUAR SE SA RËNDËSI KA PËRVOJA PËR TË ARDHMEN E VENDIT
Artikulli tjetërÇMIMET E FRUTAVE TË LARTA, NJË KG QERSHIA 700 LEK