Shkon në 20 numri i viktimave nga tërmeti i sotëm që tronditi vendin. Pak minuta më parë, në Thumanë janë nxjerrë trupat e dy viktimave të rradhës.
Ndërkohë, raportohet se janë edhe 9 persona të tjerë nën rrënoja.

Prej orës 03:54 të mëngjesit të së martës kur u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë me intensitet të ndjeshmërisë 8 ballë dhe që zgjati deri në 30 sekonda, Shqipëria është në agoni, lot e trishtim, me shpresë dhe lutje për të mos rritur bilancin e jetëve të humbura dhe për të pasur sa më shumë të shpëtuar nga personat që po lëngojnë nën rrënoja.

Deri më tani janë rreth 600 të lënduar që kanë marrë trajtim në spital si pasojë e dëmtimeve nga lëkundjes e fuqishme sizmike të mëngjesit që vazhdojnë ende me pasgoditje të njëpasnjëshme.

Aktualisht 45 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat ndësa vijojnë kërkimet për të tjerë.

Artikulli paraprakPREFEKTI I QARKUT SHKODER,NJOFTIM PER GRUPET E EMERGJENCAVE CIVILE
Artikulli tjetërTËRMETI I FUQISHËM,BLLOKOHET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE NË MBIKALIMIN E SHKOZETIT