Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh politikës shqiptare përmes përkujtimi të 78 vjetorit të Konferencës së Pezës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se kjo konferencë përcjell mesazhin që të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra.

Presidenti ka bërë thirrje që të bashkohen kundër pushtimit të një bande oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet. “O sot, o kurrë”, shkruan Meta.

“Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha!

Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.

Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!

O sot, o kurrë!” shkruan Meta.

Artikulli paraprakZJARRI PERFSHIN MALIN E TARABOSHIT NE SHKODER
Artikulli tjetërNDRYSHIMET NË QEVERI, LLESHAJ: UNË NUK DORËHIQEM, KAM NJË MISION PËR TË KRYER