Një person ka treguar si ka arritur të shpëtojë pa u gëlltitur nga balena.

Majkëll Pakard (Emri i shkruar Origjinal: Michael Packard) tha se ishte zhytur kur për 30 – 40 sekonda përfundoi në gojën e balenës në Provincetown, Massachusetts

Pavarësisht kërkesave të shpeshta të gruas për të lënë këtë profesion ai nuk ka pranuar të heqë dorë nga pasioni i tij për zhytjen në Cape Cod.

Balena kurrizore mund të rritet deri në 15 metra e gjatë dhe peshon deri në 36 ton.

Të premten në mëngjes ai kishte dalë me varkë me shokun e tij të ekuipazhit në Herring Cove. Moti kishte qenë shumë i mirë. Ai i tha News WBZ-TV se pasi u hodh nga anija “ndjeu një përplasje të madhe dhe gjithçka u errësua”.

“Ishte tërësisht brenda, dhe gjithçka ishte e zezë” tha Packard.

Mendova, nuk ka asnjë mënyrë për të dalë jashtë. Kaq ishte, vdiqa. Mendoja vetëm për djemtë e mi, 12 dhe 15 vjeç” i ka thënë “the Cape Cod Times” 56 vjeçari.

Fillimisht ai kishte menduar se ishte në gojën e një peshkaqeni por më pas kishte kuptuar se nuk kishte dhëmbë dhe kishte menduar “O Zot, jam në gojën e një balene që po përpiqet të më gëlltisë. Kaq ishte! Do vdes!

Pastaj papritmas ai u ngjit në sipërfaqe dhe vetëm shpërtheu dhe filloi të tundte kokën.

“Unë u gjenda në ajër dhe më pas u përplasa në ujë. Isha i lirë dhe thjesht notova. Nuk munda të besoja.”

Shoku i tij i ekuipazhit në anije, i cili fillimisht kishte kërkuar për të gjetur gjurmë të flluskave të aparatit të oksigjenit më pas e kishte ndihmuar për ta hipur në anije.

Departamenti i shpëtimit i Provincetown konfirmoi për CBS News se i ishin përgjigjur një thirrjeje për ndihmë për një person të plagosur nga balena në plazhin Provincetown.

Balenat kurrizore kanë tendencë të ushqehen duke hapur gojën e tyre të madhe për të marrë sa më shumë pre, që të jetë e mundur, si peshk ose krill, dhe mendohet se ajo që ka ndodhur me Z. Packard me shumë gjasa është thjesht aksidentale. Një ekspert i tha Cape Cod Times se ishte praktikisht e padëgjuar që një balenë të gëlltiste një njeri.