Barack Obama bëri një përpjekje për të rivendosur veten si komandant i Përgjithshëm ditën e djeshme (14 dhjetor) gjatë një fjalimi të tij në bazën ushtarake në Pentagon. Ai dha një shenjë paralajmëruese për udhëeqësit e Shtetit Islamik: “Radhën e keni ju”.

Toni i ngritur u shfaq nga Presidenti Obama për të ulur zërin e kritikëve që akuzonin presidentin se kishte mungesë agresiviteti ndaj xhihadistëve në Irak e Siri. “ISIS do ta ketë më të vështirë për të shpërndarë terrorin dhe propagandën në pjesën tjetër të botës,” tha presidenti gjatë një deklarate 8-minutëshe pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Strategjia e Amerikës për të gjurmuar udhëheqësit, për ndalimin e financimit të grupit terrorist si dhe propagandës është duke ecur përpara, tha Obama. “Jemi të ndërgjegjshëm se progresi duhet të  vijë sa më shpejt”
TURQI, PËRLESHJE MES POLICISË DHE PROTESTUESVE
Shtatë persona kanë mbetur të vrarë gjatë  përleshjeve me forcat policore në juglindje të Turqisë. Sipas autoriteve lokale, dy persona humbën jetën gjatë protestave në qytetin juglindor të Dijabarkir, teksa 5 militantë kurdë u vranë në provincën Mardir në rrethin Dargecit. Automjete të blinduara policore patrulluan rrugët e Dijabarkir, duke përdorur pompa uji dhe gaz lotsjellës ndaj qindra njerëzve të thirur nga  Partia Demokratike Popullore pro-Kurde HDP  për të protestuar kundër  shtetrrethimit  dyjavor  në qarkun Sur. Shumë të rinj të maskuar u përpoqën të bllokojnë rrugët më tulla dhe mjete rrethanore, teksa goma makinash dhe sende të tjera u dogjen në trotuare. Kaosi dhe protestat në rajon kanë nisur që pas prishjes së armëpushimit  mes qeverisë dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në korrik të këtij viti. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit është përcaktuar si  grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të amerikës  dhe Bashkimi Evropian.

Artikulli paraprakMashtrimi me rimbursimet e ilaçeve, dërgohen për gjykim 9 persona
Artikulli tjetërBE, SHQIPERIA KA BERE PROGRES TE QENDRUESHEM ME REFORMAT