Takimi simbolik – Obama: Nëse Trump është i suksesshëm, edhe vendi ynë është i suksesshëm

Ka përfunduar pas më shumë se një ore takimit midis presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe paraardhësit të tij, Barack Obama. Pas përfundimit të takimit, Trump tha se kishin diskutuar për situata të ndryshme, ndërsa Obama deklaroi se kishin diskutuar për një tranzicion të butë të pushtetit. Presidenti Obama deklaroi se kishte pasuar një “bisedë të shkëlqyer” me Presidentin e zgjedhur Trump. “Ne tani do t’ju mbështesim për çdo gjë që keni nevojë, sepse në qoftë se ju jeni i suksesshëm, atëherë edhe vendi ynë është i suksesshëm”. “Ne biseduam në lidhje me politikën e jashtme. Biseduam në lidhje me politikën e brendshme”, ka thënë Obama. “Biseduam për disa nga çështjet organizative në Shtëpinë e Bardhë.” Trump tha se kishin”diskutuar shumë situata të ndryshme – disa të mrekullueshme dhe disa vështirësi”, duke shtuar se ishte i gatshëm për të marrë këshillat e Obamës. Takimi ishte parashikuar të zgjaste 10-15 minuta, por ka zgjatur shumë më shumë se aq, duke kaluar 1 orë e 30 minuta. Dy presidentët përfunduan takimin historik në Shtëpinë e Bardhë me një shtrëngim duarsh duke refuzuar që të marrin pyetje. Trump është Presidenti i 45-t i SHBA-ve. Takimi u zhvillua në zyrën Ovale dhe është momenti kur simbolikisht nis transferimi i pushtetit nga njëri president tek tjetri. Trump shoqërohej edhe nga kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, si dhe nga zv/Presidenti Mike Pence, i cili do të takojë zëvendësPresidentin Joe Biden. Pasardhësi i tij ka premtuar se do të rrëzojë ligjin e Obamës për një sistem shëndetësor falas për të gjithë. Ndërkohë, përveç dy presidentëve, edhe Michellle Obama zhvilloi një takim privatisht në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë me bashkëshorten e Trump, Melania Trump, e cila do të jetë zonja e parë e vendit. Presidenti i ri merr detyrën zyrtarisht më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Artikulli paraprakOPOZITA BRAKTIS KUVENDIN,KALON LIGJI PER ENERGJINE E RINOVUESHME
Artikulli tjetërRUSIA:FITORJA E TRUMP SHPETOI BOTEN NGA LUFTA E TRETE