Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama njoftoi këtë të mërkurë se do të mbajë rreth 8.400 ushtarë amerikanë në Afganistan në vitin 2017.

Periudha përkon me përfundimin e administratës së tij dhe vendimi ngadalëson tërheqjen e planifikuar të pranisë ushtarake amerikane në vend. Obama tha se situata e sigurisë në Afganistan mbetet “e pasigurtë” dhe nënvizoi se forcat vendase të sigurisë nuk janë ende në nivelin ku duhet të jenë. Plani origjinal i administratës Obama ishte të reduktonte praninë e trupave amerikane në Afganistan deri në 5.500 njësi brenda fundit të këtij viti. “Vendimi im i sotëm i dërgon një mesazh të qartë talebanëve dhe të gjithë atyre që kanë kundërshtuar progresin e Afganistanit. Ju keni bërë një luftë kundër popullit afgan për shumë vite, por nuk keni mundur të fitoni”, u drejtua Obama gjatë një fjalimi televiziv nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti shtoi se, trupat që do të qëndrojnë do të angazhohen në misione të kufizuara, kryesisht në mbështetje të trupave afgane dhe në kërkimin dhe kapjen e terroristëve.

Artikulli paraprak“EURO 2016”, PORTUGALIA, FINALISTJA E PARË
Artikulli tjetër5 SPORTISTËT QË DO TË PËRFAQËSOJNË SHQIPËRINË NË OLIMPIADË