Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët e Oblikës.

Teksa dëgjoi shqetësimet me të cilat po përballen qytetarët në pension në këtë kohë pandemie, Bushati tha se sistemi shëndetësor do të vendoset në qendër të vëmendjes së qeverisë së Partisë Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha, në shërbim të këtyre banorëve.

Drejtuesi politik i ftoi ata të mbështesin Partinë Demokratike dhe programin e saj duke i garantuar se ndryshimi është e vetmja mënyrë për t’i mundur problemet dhe shqetësimet e tyre .