BANORËT: FRIKË NGA EPIDEMITË, PAPËRGJEGJSHMËRI E KOMUNËS DHE E QYTETARËVE. Banoret e fshatit Oblike ne lagjern e pallateve vazhdojne te jetojne mes plehrave dhe tymit qe emetohet ne ambientin perreth nga djegia. Ajri dhe uji është i ndotur kur jemi ne pikun e stines se veres. Situta eshte tejet alarmante pasi temperaturat ne ditet e para te muajit korrik i kalojne 35 grade cls.

Banoret shprehen se kjo situate vjen si papergjegjshmeri e komunes por edhe vete komunitetit te cilet ndotin ambientin me hedhjen e shume inerteve perreth. Gjendja shihet qarte, plehrat jane te pranishme ne cdo kend edhe pse koshat jane te vendosura. Ngado sheh mbeturina që digjen madje edhe fare prane shkolles se Oblikes duke krijuar kushtet per nje epidemi te mundshme.