Oborri i çerdhes pranw shkollws “Martin Camaj” nw Shkodwr është mbuluar sërish nga uji pas reshjeve të fundit, duke krijuar vështirësi të mëdha për prindërit që sjellin fëmijët çdo mëngjes.
Prindërit thonë se kjo situatë vijon prej vitesh dhe se shqetësimet e tyre nuk janë marrë parasysh nga institucionet. Pas çdo reshje shiu, oborri kthehet në pellg, duke e bërë të vështirë qarkullimin dhe hyrjen në çerdhe. Ata shtojnë se një tjetër shqetësim është edhe prania e automjeteve të parkuara në oborr, të cilat e ngushtojnë hapësirën dhe e bëjnë situatën edhe më të vështirë, sidomos kur oborri mbushet me ujë.
Prindërit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për problemin e drenazhimit dhe ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve përgjegjëse. Ndërkohë, pritet që Ujësjellësi i Shkodrës të ndërhyjë për të adresuar grumbullimin e ujërave në këtë zonë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHËMBET RRUGA, IZOLOHEN 80 FAMILJE NË KURBIN
Artikulli tjetërDAJÇ, VIJOJNË PROBLEMET ME ENERGJINË ELETRIKE