Banorët e fshatit Obot në njësinë Ana e Malit lëvizin vetëm përmes varkave të ushtrisë. Rruga e Obotit vijon të jetë e pakalueshme për mjetet e larta të ushtrisë duke detyruar lëvizjen me varka nga Oboti përmes lumit Buna deri në rrugën kryesore që lidhet me Shkodrën. Banorët tregojnë për vështirësitë.

Banorët në njësinë Ana e Malit më shumë se për ndihma kanë nevojë për një zgjidhje përfundimtare në mënyrë që të mos përmbyten më.

Në njësinë Ana e Malit situata është tejet e vështirë për të gjithë banorët të cilët të vetmet të ardhura, pjesa më e madhe e tyre kanë vetëm paratë që fitojnë nga bujqësia. Fakti që tokat e tyre janë në ujë i ka dëmtuar maksimalisht duke çuar dëme prodhimet dhe duke bërë që të humbin ato pak para që kanë investuar.

Artikulli paraprakPROGRAMI I PD, BASHA: FITON SHQIPËRIA, HUMB EDI RAMA
Artikulli tjetërANA E MALIT, ADMINISTRATORI: ËSHTË RRITUR NIVELI I UJIT