Fshati Obot në njësinë administrative Ana e Malit, është ndër zonat më të prekura si shkak përmbytjeve te meparshme në Bashkinë Shkodër. Banorët përballen thuajse çdo vit me vërshimin e ujrave që vijnë nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

Pavarësisht rrezikut nga përmbytjet në fshatin Obot, banoret thone se ende nuk është marrë asnjë masë nga qeveria për përballimin e situatës gjatë stinës së dimrit.

Pavarësisht se dëmet kanë qënë të shumta ndër vite si shkak i përmbytjeve, banorët nuk kanë marr asnjë qindarkë nga shteti për t’i dëmshpërblyer.

Si shkak i përmbytjeve, vitet e kaluara janë dëmtuar me qindra familje të kësaj zone ndaj marrja e masave paraprake është e domosdoshme për të mos larguar edhe këto pak familje që vazhdojnë të jetojnë në fshatin Obot në njësinë administrative Ana e Malit.

Artikulli paraprakPORTI I SHENGJINIT PIKË PRITËSE PËR REFUGJATËT
Artikulli tjetërHUMBJA ME PARTIZANIN, PLAS TE VLLAZNIA