Izolimi I fshatit Obot ka krijuar vështirësi të shumta jo vetëm për fermerët që kërkojnë bazë ushqimore për gjënë e gjallë por edhe pë rata të moshuar të cilët jetojnë të vetmuar prej kohësh. Prezenca e ujit duket se I ka larguar edhe më shumë me qytetin e Shkodrës. Ndrekë Cukaj është një nga banorët I cili tregon se gjatë këtyre ditëve mundësia për t’u furnizuar me ushqime ka qenë shumë e vogël.

Banorët sugjerojnë që ngritja e nivelit të rrugës të paktën me 2 metër mund të krijonte mundësi lëvizje të banorëve edhe gjatë përmbytjeve të mundshme gjatë viteve të ardhshme.

Janë dhjetëra familje në fshatin Obot të cilat prej katër javësh përballen me vështrirësi të shumta si shkak I izolimit të fshatit nga uji. Nevoja e mbështetjes së të moshuarve të vetmuar në këtë zonë është e madhe, ndërkohë që institucionet po punojnë me ritme të ngadalta.

Artikulli paraprakDETAJE TË REJA PËR ZHDUKJEN E BIZNESMENIT ITALIAN
Artikulli tjetërSHKODËR, VIZITË E KRYETARIT TË PARLAMENTIT TË TURQISË