Banorët e fshatit Obot mund të dalin në protesta pasi janë revoltuar nga situata e vështirë që po kalojnë, ndërsa të vetmit që u vijnë në ndihmë janë forcat e armatosura.

Kryeplaku i këtij fshati tregon edhe dëmet e shkaktuara, ndërsa thotë se situata e përmbytjeve nuk po njeh përmirësim. Kryeplaku i fshatit Obot Gregor Pemaj paralajmëron se banorët mund të dalin në protesta duke bllokuar rrugën kryesore, kjo pasi janë të revoltuar me situatën e vështirë të përmbytjeve që po kalojnë. Sipas tij, situata nuk po njeh përmirësim, ndërsa dëmet janë të shumta… Të vetmit që u vijnë në ndihmë banorëve janë Forcat e Armatosura, ndërsa ndihmat ushqimore kanë munguar pavarësisht vështirësive të shumta… “ Një nga personat që ka patur dëme shumë të mëdha është Bari Meti nga fshati Oblikë, ku të mbjellat në 70 dynym që ka marrë me qira janë shkatërruar plotësisht

Artikulli paraprakIRSH, RAPORTI K.F. VLLAZNIA
Artikulli tjetërMORATORIUMI,POLICIA PYJORE SEKUESTRON LËNDË DRUSORE