Shkarkimi nga hidrocentralet ka bërë që rruga e fshatit Obot në njësinë Ana e Malit të jetë e pakalueshme për mjetet e ulta.

Aty mund të kalohet vetëm me mjete të tonazhit të rëndë. Banorët thonë se bllokimi i rrugës dhe përmbytja e tokave ka ardhur nga shkarkimet prej hidrocentraleve. Dëmet në tokat bujqësore janë të mëdha. Administratori i njësisë Ana e Malit Arben Ceni shprehet se është zgjeruar sipërfaqja e tokavë në ujë. Banorët në Obot deri tani nuk kanë asnjë ndihmë edhe pse ndodhen në kushte të vështira si shkak i prezencës së ujit në tokat bujqësore.