Faza e rimëkëmbjes pas përmbytjeve në njësinë administrative Ana e Malit po shoqërohet me një sërë problematikash. Tokat bujqësore në fshatin Obot të cilat janë mbjellë gjatë 2 muajve të fundit rrezikohen nga gërryerja e rrjedhës së lumit Buna. Administratori I zonës Arben Ceni teksa ka inspektuar nga afër situatën e krijuar bën të ditur se ndërhyrja nga instancat përkatëse është emergjente.

Përgjegjës për ndërhyrjen sa më parë në mbrojtjen e tokave bujqësore të rrezikuara nga rrjedha e lumit buna janë disa institucione bën të ditur ai.

Të njejtin shqetësim ka edhe kryetari I fshatit Obot, Gregor Pemaj.

Prej të paktën 3 vitesh rrjedha e lumit Buna ka gërryer disa hektarë tokë bujqësore në disa fshatra të njësisë administrative Ana e Malit. Pavarësisht situatës serioze që paraqitet çdo ditë dhe kërkesave nga administratori I zonës, asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për ndaljen e fenomenit të erozionit.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 08.06.2021 KLO THINGS
Artikulli tjetërSHKOLLA “NDOC MAZI” NIS PËRMIRËSIMIN E KUSHTEVE TË SAJ