Ky është Dario Ardillo, famullitari I fshatit Obot, të cilin situata e krijuar nga përmbytjet dhe izolimi I fshatit për shkak të prezencës së ujit nuk e ka ndaluar të mbajë meshën as këtë të diel për banorët e zonës. Famullitari Dario Ardillo thotë se për shkak të terrenit ka patur vështirësi për të mbajtur meshët çdo të dielë, por nevoja e banorëve për t’u shkëputur nga realiteti I vështirë dhe për t’u lidhur me Zotin është më e rëndësishme për të.

Famullitari Dario Ardillo tregon se për shkak të izolimit të fshatit nga uji, numri I banorëve që ndjekin meshën ka qenë më I vogël, por ai është lutur sikur të gjithë të ishin prezent në kishë.

Famullitari lutet që situata të përmirësohet dhe banorët t’I kthehen normalitetit.

Ndryshe nga fillimi I muajit, kisha në fshatin Obot është më e zbrazët se herët e tjera, por lutjet e famullitarit shkojnë për të gjithë banorët të cilët po përballen me ditë të vështira gjatë këtyre dy javëve.