Në fshatin Obot të njësisë administrative Rrethina, pas përmbytjeve të mëdha të 2 muajve më parë fermerët kanë nisur me shumë vështirësi kultivimin e pemëve të ndryshme dhe mbjelljen e jonxhës për gjënë e gjallë. Kryetari I fshatit Gregor Pemaj ka bërë të ditur se nga ky sezon I vonë, banorët do të mund të marrin më pak se gjysmën e prodhimit.

Ai shton se disa fermerë, janë detyruar të mbjellin të paktën 2 herë fidanët e tyre, për shkak të tejngopjes së tokave me ujë.

Kryetari I fshatit shton se korrja e vonë përkthehet në humbje të tjera ekonomike, ndërsa përmend faktin që banorët për të mbjellë tokat janë detyruar të shesin edhe gjënë e gjallë, për shkak të mungesës së të ardhurave.

Gjatë përmbytjeve në muajt janar – shkurt, fshati Obot në njësinë administrative Ana e Malit ka regjistruar numër të madh të siëpfaqeve të tokave bujqësore nën ujë apo edhe banesave me prezencë uji

Artikulli paraprakSHKODËR, 31 MAJI DITA BOTËRORE KUNDËR DUHANIT
Artikulli tjetërSHKODËR, “ARREST ME BURG” PËR AUTORIN E VRASJES