Fshati Obot, në nëjsinë administrative Ana e Malit është në ditën e 17 të përmbytjeve dhe problematikat e krijuara janë të konsiderueshme për banorët e zonës. Kryetari I këtij fshati Gregor Pemaj bën të ditur se tashmë tokat bujqësore të përmbytura e kanë humbur funksionin e tyre dhe nuk mund të mbillen si vitet e kaluara.

Kryetari bën të ditur se sigurimi I bazës ushqimore për gjënë e gjallë mbetet një nga problemet më të mëdha. Ai gjithashtu bën thirrje që vëmendje t’I kushtohet edhe të moshuarve të vetmuar të cilët jetojnë në zonat e prekura nga uji.

Për kryetarin e fshatit, çështja e dëmshpërblimeve duhet të zgjidhet sapo të përmirësohet situata e krijuar nga përmbytjet.

Prej më shumë se dy javësh, ky fshat është I izoluar nga uji ndërsa pritet që situata të mbetet e tillë edhe për disa ditë.