Janë mbështetur me pako ushqimore rreth 70 familje të fshatit Obot në njësinë administrative Ana e Malit. Administratori Arben Ceni bën të ditur se mbështetja do të jetë e vazhdueshme edhe gjatë ditëve të ardhshme pasi pritet përkeqësim I situatës së krijuar nga përmbytjet, duke filluar nga dita e hënë.

Si shkak I nivelit të ujit mbi 1 metër është e pamundur shpërndarja e bazës ushqimroe për bagëtitë bën të ditur administratori Ceni.

Sipas administratorit, sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura është e njëjtë me përmbytjet e vitit 2018. Ai kërkon që të kontrollohen shkarkimet nga hidrocentralet.

Në këtë zonë nevoja për furnizim me ushqime është e madhe pasi pjesa më e madhe e popullsisë janë të moshuar dhe lëvizja me varkë për t’u lidhur me qytetin e Shkodrës në disa raste është e vështirë për ta.

Artikulli paraprakJAVA E 19-TË E SUPERLIGËS MBYLLET ME SURPRIZA, KASTRIOTI TRONDIT KUKËSIN NË “LORO BORIÇI”
Artikulli tjetër31 DITË PËRMBYTJE, 3650 HEKTARË TOKË NËN UJË NË NËNSHKODËR