Si shkak I nivelit të ujit deri në 1 metër, Nikolinit I duhet të hyjë në serë me varkë për të kontrolluar edhe ato pak fidanë q ëka mundur t’I shpëtojë nga uji.

Në rrugën e kthimit na shoqëron kryetari I fshatit Obot Gregor Pemaj I cili kërkon nga qeveria që të mbahet përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga këto përmbytje.

Janë me dhjetëra familje të izoluara nga uji të cilat përballen herë pas here me izolim të fshatit si shkak I përmbytjeve. Ajo çfarë lamë pas nuk janë vetëm toka bujqësore të përmbytura dhe shtëpi të rrezikuara nga uji, por edhe dëme kolosale ekonomike të shkaktuara për banorët e zonës të cilët jetojnë me të ardhurat nga bujqësia dhe blegtoria.