Ky është Jak Pemaj një 60 vjeçar nga fshati Obot në njësinë Ana e Malit i cili tregon se kishte gati prodhimet bujqësore për t’i shitur por katër dynym tokë që ka me të mbjella kanë shkuar dëm si shkak i përmbytjeve. 60 vjeçari nga Oboti pretendon se përmbytja në atë fshat vjen vetëm nga shkarkimet prej hidrocentralit të Vau Dejës.

Vas Franja, një 78 vjeçar është një tjetër banor i Obotit i cili thotë se përveç tokave të përmbytura ka vështirësi në sigurimin e ushqimeve. Problematike për 78 vjeçarin është edhe mungesa e ushqimit për bagëtitë në fshatin Obot.

Banorët e Obotit kërkojnë nga strukturat shtetërore që t’u sigurohet ushqimi për ata vetë si dhe për bagëtitë si dhe të merren edhe masa të tjera në rast se situata përkeqësohet edhe më shumë.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRUGA “HASAN PODGORICA” E MBULUAR NGA UJI
Artikulli tjetërVARRET MIJËVJEÇARE SERBE, STUDIUESI UKGJINI E HEDH POSHTË