Realitetin ne kete zone e pershkruan me mire kryeplaku i fshatit Oblike, i cili leviz bashke me ne me mjete lundruese . ai tregon se ndihet i indinjuar me deklaratat e pushtetareve te cilet thone se permbytjet erdhen nga shirat.

Ai kerkon me ngulm shpalljen e gjendjes se emergjences, pasi sipas tij plotesohen te gjitha kriteret duke qene se banoret po bashkejetojne me izolimin dhe alarmin.

Duke mos dashur te beje politik me permbytjet, por kryeplaku i Obotit ben nje paralelizem, duke thene se ne permbytjet e vitit 2010-2011 qeveria Berisha jetoi me banoret, ndersa qeveria e sotme nuk po solidarizohet me kete situate qe po perjetojne ato sot.

Tashme fermereve te Obotit se bashku me te mbjellat i jane fundosur dhe shpresat per nje te neserme me te mire, situata sa vjen e perkeqesohet pasi vetem ne 12 oret e fundit niveli i ujit eshte rritur me 15 cm.

E para kesaj situate te gjithe ngrene supet ne pritje te mundesise per te shpallur gjendjen e jashtezakonshme.