
Fshati Obot vijon të jetë i bllokuar, neveli i ujit në rrugën që të lidh me këtë fshat arrin deri deri në 40 cm.
Vetëm makinat e ushtrisë mund të kalojnë në këtë segement.
Në hyrje të rrugës ndeshesh me banorë të cilët presin automjetet e ushtrisë për të lëvizur drejt banesave të tyra, ndersa refuzojnë të flasin pasi sipas tyre janë lodhur nga kjo situatë që përsëritet hera pas here
Ndërkoh ndërmarrja e shërbimeve publike në bashkinë shkodër ka ndërhyrë në këtë segment rrugorë për të vendosur shirat orientues në anësorë të rrugës në mënyrë që të shmangen aksidente
Ndërkoh sipërfaqet e tokave të përmbytura në njësiën ana e malit janë rreth 100 ha kryesisht në obot dhe në muriqan .
Ndërsa krahas përmbytjeve banorët do të përballen edhe rënien e temperaturave që kanë përfshirë vendin tonë






