Për herë të dytë, në dy vite, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndërmarrë hapin e jashtëzakonshme për shpalljen e një emergjencë globale. Këtë herë shkak është lija e majmunëve, e cila është përhapur në vetëm pak javë në dhjetëra vende dhe ka infektuar dhjetëra mijëra njerëz. Përhapja globale është kthyer në shqetësim ndërkombëtar nga OBSH, ndërsa bën thirrje për veprim të menjëhershëm.

“Ne kemi një shpërthim që është përhapur me shpejtësi në mbarë botën përmes mënyrave të reja të transmetimit, për të cilat ne kuptojmë shumë pak dhe që plotëson kriteret” për një emergjencë të shëndetit publik, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Vendet në Europë janë goditur më rëndë , por gjithashtu raste janë raportuar edhe në SHBA, Kanada, Australi, Izrael, Brazil si edhe Meksikë.

Artikulli paraprakCOVID-19 NË VEND/ 1158 QYTETARË TË INFEKTUAR, DY HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërMETA TAKOHET ME RAMUSH HARADINAJ: PËRPARIMI I VENDEVE TONA DREJT BE NJË MISION PARËSOR DHE I PALËKUNDUR!