Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) bën me dije se një ekip ekspertësh ndërkombëtarë nga OBSH kanë mbërritur këtë të hënë në Kinë për të ndihmuar në kontrollimin e shpërthimit të koronavirusit. Sipas OBSH-së, ky është një ekip “i avancuar”.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ekipi “do të hedhë bazat për ekipin më të madh ndërkombëtar”, i cili do t’i bashkohet atyre “sa më shpejt të jetë e mundur”. Ekipi mund të jetë me 10 deri në 15 persona.

Gjatë nisjes së ekipit, Drejtori i Përgjithshëm, Ghebreyesus tha në Tëitter se misioni i ekspertëve ndërkombëtarë në Kinë do të “udhëheqet nga Dr. Bruce Aylward, veteran i emergjencave të kaluara të shëndetit publik”.

Aylward drejtoi reagimin e OBSH-së ndaj Ebola, por edhe nismën për imunizim, kontroll të sëmundjeve ngjitëse dhe zhdukjen e poliomielitit.