Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi ditën e sotme (7 maj) vaksinën Kineze Sinopharm Covid-19 për përdorim urgjent.

Qëllimi është lehtësimi i rrugës për vendet e varfra që të marrin qasje në një tjetër vaksinë shumë të nevojshme për të ndihmuar në përfundimin e pandemisë.

Përshtati ish-karburantin për kultivim bimësh narkotike, arrestohet një person në Lushnjë
Miratimi i lejon vaksinës Sinopharm të përfshihet në Covax, iniciativa globale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që është projektuar për të nxitur barazi në shpërndarjen e vaksinës në mbarë botën.

Deri më tani, OBSH kishte aprovuar vetëm vaksinat e bëra nga Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Moderna.

Sidoqoftë, rregullatorët individualë të shëndetit në vende të ndryshme – veçanërisht ato më të varfra në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi – kanë miratuar tashmë vaksinën kineze për përdorim emergjent.

Një vendim pritet brenda disa ditësh për vaksinën e Sinovac, e cila përdoret edhe në Shqipëri.

Ndërsa vaksina Sputnik e Rusisë është ende nën vlerësim.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHËNOHET 24-ORËSHI I PARË QË PREJ MARSIT 2020 QË NË INFEKTIV S’ËSHTË PARAQITUR ASNJË I SËMURË ME COVID! KALO: VAKSINIMI PO NA NDIHMON, MOS NGURONI
Artikulli tjetërEMA FILLON VLERËSIMIN PËR NJË ILAÇ TË ZHVILLUAR PËR TRAJTIMIN E COVID-19