Aplikacionet dixhitale dhe videolojërat në internet po nxisin një krizë të obezitetit në mbarë Evropën me ‘përmasa epidemike’, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në një raport sot, OBSH tha se pesha e tepërt po shkakton rreth 1.2 milionë vdekje çdo vit në kontinent. Aplikacionet si Deliver, lojërat dhe mediat sociale janë vetëm disa nga faktorët e një ‘shoqërish të dixhitalizuara’ që ndihmojnë në nxitjen e krizës, tha agjencia.

Gjashtë në 10 të rritur evropianë janë mbipeshë ose obezë, tha OBSH, ndërsa një në tre fëmijë të moshës shkollore dhe 8 për qind nën moshën pesë vjeç janë shumë të trashë.

Britania e Madhe renditet e treta në Evropë për numrin më të madh të të rriturve obezë, pas Turqisë dhe Maltës. Nderkohe Shqiperia renditet ne vendin e 31, Mali i Zi ne vendin e 17 dhe Maqedonia e Veriut ne vendin e 24.

Ekziston frika se pandemia e Covid-it vetëm sa i ka përkeqësuar gjërat për shkak të rënies së ushtrimeve dhe rritjes së ‘konsumit të ushqimeve të pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë’, pjesërisht e nxitur nga rritja e përdorimit të aplikacioneve për shpërndarjen e vakteve.

“Në mënyrë alarmante, ka pasur rritje të vazhdueshme në prevalencën e mbipeshës dhe obezitetit në rajonin evropian të OBSH-së dhe asnjë shtet anëtar nuk është në rrugën e duhur për të arritur objektivin e ndalimit të rritjes së obezitetit deri në vitin 2025”, thuhet në raport.

Obeziteti është i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë komplikime muskuloskeletore, diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe të paktën 13 lloje kanceri.

OBSH paralajmëroi gjithashtu se obeziteti së shpejti mund të eklipsojë duhanin si shkaktarin kryesor të kancerit në kontinent.

Artikulli paraprak“KUR DO MA PREZANTOSH NDONJË SHOQE?”, KËRKESA E SHEFIT TË BURGUT PËR KONKURRENTEN PËR POLICE NË VEND TË PËRGJIGJES POZITIVE
Artikulli tjetërKUR U ZGJODH PRESIDENT/ BAMIR TOPI ZBULON BISEDËN E FSHEHTË ME BERISHËN NË 2007: MË THA SE ASKUSH TJETËR VEÇ MEJE…