Përmes artit bashkohor, Lekë Gjeloshi vjen me ekspozitën e tij Off-Cells e realizuar në “Galerinë e Arteve” në Shkodër.

Drejtori i Galerisë së Arteve Artan Draçini vlerësoi artistin e tij për ekspozitën e veçantë. Vetë autori shpjegon mbi punën e tij në këtë ekspozitë. Ekspozita është realizuar përmes projeksioneve që nisin me Ranen Hedhun me një imazh pjerrtësie, më pas një zog që këndon duke imituar zogj të tjerë ndërsa në anën tjetër një fotografi në qendrën e të cilës ndriçohet një masë gurore, është Guri Zi. Më tutje shfaqet një video në rrugicën e Gurazezve derisa përballesh me një grumbull apo masë të errët e po ashtu disa foto që në thelb kanë një poezi të Martin Camaj për të përfunduar me një aksion-video në një teatër të boshatisur ku derdhen ngjyrat primare që më pas bashkohen e prodhojnë ngjyra të njohura ndryshe si “sekondare”. Një ekspozitë kjo e autorit Lekë Gjeloshi e cila mori komplimentet e të pranishmëve.

Artikulli paraprakRRUGË TË REJA ME RREZIK TË MADH!
Artikulli tjetërAUTOMJETET, RADHË PRANË PIKËS SË KONTROLLIT TEKNIK