Policia e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e efektivit, ku autor është identifikuar Aldo Rama, 21 vjeç , i cili ka qenë i dënuare dhe më parë për drogë.

“Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakVRASJA NË LEZHË/ POLICIA INFORMACION ZYRTAR: OFICERI I KRIMEVE NDËRROI JETË RRUGËS PËR NË SPITAL. RENEA, FNSH DHE NJË GRUP I POSAÇËM NGA POLICIA E SHTETIT NË VEND
Artikulli tjetërRAMA NË KONFERENCËN E PËRBASHKËT ME PRESIDENTEN E KE: NA DHA NDIHMË TË MADHE GJATË TËRMETIT