Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 4 të dënuarve në Shkodër.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda,

OFL i u ka dërguar formularin e vetëdeklarimin të pasurisë, të dënuarve për kanosje dhe drogë:

B.D, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

D.S, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

R.Th, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

S.G banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakZJARRI SHKRUMBOI BARAKAT, “MUND TË KISHTE SHKUAR MË KEQ”
Artikulli tjetërSHKODËR, PROJEKT PËR MBËSHTETJEN E SIPËRMARRJEVE TË REJA