OKB-ja i ka bërë thirrje Izraelit për një hetim “të plotë dhe transparent” për sulmin që shkaktoi dhjetëra të vdekur në kampin e refugjatëve pranë Rafahut.

“Të gjitha palët në konflikt duhet të përmbahen nga veprimet që na largojnë nga arritja e përfundimit të armiqësive dhe rrezikojnë më tej situatën tashmë të brishtë në terren dhe në rajon”, tha Tor Wennesland Koordinatori Special i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme.

Wennesland përsëriti gjithashtu thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve për t’i dhënë fund vuajtjeve civile.

“Kombet e Bashkuara, përfundoi ai, mbeten të vendosura në angazhimin e tyre për të mbështetur të gjitha përpjekjet që synojnë t’i japin fund armiqësive, të ulin tensionet dhe a të avancojnë në çështjen e paqes”.

Artikulli paraprakKUVEND, MIRATOHET ME 76 VOTA PRO DHE 2 KUNDËR REZOLUTA ANTIKORRUPSION E PS
Artikulli tjetërBERISHA: REZOLUTA ANTI-KORRUPSION E PS-SË SI “GJETHE FIKU”, RAMA KA DOKTRINËN E VJEDHJES