
OKB jep alarmin: Në Alepo kanë përfunduar rezervat ushqimore
Banoret e Alepos rrezikojne te vdesin nga uria. Racionet e fundit ushqimore që Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shpërndarë në muajin korrik në lindje të Alepos, po shpërndahen mes civilëve më në nevojë, duke bërë që javën e ardhshme mos të ketë më ushqime për tu dorëzuar. Ky është alarmi i dhënë sot nga Kombet e Bashkuara. Sipas të dhënave te OKB-se ka familje që prej javësh nuk marrin më ushqime dhe situata është vërtet e dëshpëruar. Ndërkohë forcat e armatosura ruse deklaruan se po vijojnë të ashtuquajturin pushim humanitar në Siri.


