OKB, ka zgjedhur Shkodrën në javën e aktiviteteve kushtuar funksionimit të agjensive të OKB-së në Shqipëri. Një aktivitet që është organizuar në bashkinë e Shkodrës me pjesmarrjen e të gjitha agjensive të cilat prej vitesh operojnë në vendin tonë. Drejtues të agjensive të OKB-së fillimisht janë pritur në një takim në zyrën e kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci. Më pas, bashkarisht të gjithë janë bërë pjesë e eventit në hollin e bashkisë Shkodër ku Agjenitë që operojnë në Shqipëri kishin vendosur stendat respektive.

Për kryetarin e bashkisë Shkodër, ky event që behet për herë të parë në Shkodër, është një mesazh për të gjithë donatorët se dyert e bashkisë Shkodër janë të hapura për bashkëpunim.

Për Fiona McCluney, Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, kjo mikpritje që gjen në Shkodër është fillimi i një bashkëpunimi që do të nisin së bashku.

Ndërkohë që një ditë më parë, Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Unicef si vijueshmëri e punës që kjo agjensi bën në Shkodër. Falë kësaj marrëveshje i hapet rrugë të hapësirave inovative “Bibliotech” në mjediset e Qendra Rinore Atelie dhe bibliotekës publike të Shkodrës. Një përvojë inovative për fëmijët dhe të rinjtë e Shkodrës nëpërmjet aftësive digjitale.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBERISHA AKUZA RAMËS: KA KOMUNIKIME ME MCGONIGAL, BISEDAT ME BOSËT E TRAFIQEVE…
Artikulli tjetërRENEA AKSION NË SHKODËR, PRANGA 43 VJEÇARIT