Flukset e turizmit në të gjithë botën pritet të kthehen në nivelet e para pandemisë në vitin 2024.

Lajmi është bërë me dije nga Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara, e cila tha se varianti i ri i koronavirusit edhe pse i butë, gjithsesi po vazhdon ta pengojë rimëkëmbjen ekonomike.

Të ardhurat nga turizmi për vitin 2020 ranë me 72% krahasuar me një vit më parë, i cili u mbyll me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit.

“Rimëkëmbja ekonomike do të jetë e ngadaltë dhe e pabarabartë për shumë vende të ndryshme të botës. Kufizimet, shkalla e vaksinimit dhe besimi i udhëtarëve është i ndryshëm nga njëri shtet në tjetrin”, tha agjencia në një deklaratë.

Në Evropë, Amerikë Veriore dhe Jugore turistët u rritën me 19 për qind, ndërsa 17 për qind vitin e kaluar dhe kjo krahasuar me vitin 2020.

Megjithatë në Lindjen e Mesme fluksi i turistëve ra me 24% në vitin 2021, ndërsa në rajonin Azi-Paqësor 65%.

Agjencia thekson se duke iu referuar ekspertëve të turizmit botëror perspektiva do të jetë e mirë për këtë vit dhe veçanërisht pasi të kalojnë këto tre muajt e parë, për shkak edhe të valës së fuqishme të variantit të ri Omicron.