
“Old timer festival 2016” është një nga paradat e përvitshme që bëhen në qytetin bregdetar të Ulqinit.
Ky aktivitet realizohet për të 9 vit rradhazi duke bërë kurioz të gjith pushuesit e qytetit të Ulqinit por edhe të Tivarit ku pjesa e dytë e kësaj parade vazhdoi atje. Makinat pjesmarrëse ishin nga më të ndryshmet si nga marka por edhe modelet që datonin që nga viti 1920. Ajo që binte në sy ishte shumëllojshmëria e makinave pjesmarrëse në “Old timer festival”. Interesi I publikut por edhe I personaliteteve ishte I gjërë ku në prezantimin e këtij festivalil nuk mungoi as kryetari I bashkisë Ulqin z.Nazif Cungu I cili përcolli edhe impresionet e tija. Por në “Old timer festival 2016” nuk kishte si të mungonte edhe përshendetja e organizatorit të përvitshëm të këtij festivali z.Dasho Draga Gjatë këtij takimi dhe parade të përvitshme të kthyer në traditë tashmë për Ulqinin të gjith pjesmarrësit u mblodhën në një drekë ku u shpërndanë çertifikata por edhe 3 çmimet e para.






