Olsi Rama pritet të marrë zyrtarisht detyrën e drejtorit të përgjithshëm te klubi i Partizanit në ditët në vijim. Lajmi konfirmohet nga burime pranë presidentit Gazmend Demi . Ish- basketbollisti Olsi Rama është vëllai i kryeministrit.

Pak ditë më parë Olsi Rama nisi një kurs për ‘Drejtor Sportiv’ në Federatën Shqiptare të Futbollit për të qenë gati në aventurën e re në drejtimin e të kuqve. Me ardhjen e Sulejman Starovës si trajner pas shkarkimit të lulianos dhe Olsi Ramës në postin e drejtorit të përgjithshëm zbehet akoma më shumë roli i italianëve në ekipin e Partizanit, ndërsa i vetmi që ka mbetur është Moxhi në rolin e këshilltarit.

Por edhe Moxhi sa vjen është edhe më larg ekipit të kuq pas dështimit në nisjen e kampionatit pasi merkato rezultoi e dështuar.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, PAPA FRANÇESKU LUTET PËR SHQIPËRINË: JAM PRANË JUSH
Artikulli tjetërU VETËFLIJUA NË RINAS, BABAI I 23-VJECARIT:PROKURORIA NUK HETON