
Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar se duhet që të ndërhyet në ligjin për krimet online.
Në fjalën e tij në Kuvend, Çela u shpreh se viti 2924 ishte i vështirë për prokuroritë e përgjithshme për shkak të numrit të ulët të prokurorëve.
“Viti 2024 ishte një vit me vështirësi jo të pakta për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar.
Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, e më tej intensifikimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale, siç do të shihet në këtë raport”, tha Çela.






