
Kandidati për deputet I PS Onid Bejleri në një deklaratë për mediat u shpreh se në më pak se dy vite, qyteti i Shkodrës është kthyer në një kantier të gjallë pune, ku çdo rrugë, çdo shesh e çdo hapësirë urbane po merr frymën e re të zhvillimit.
Bejleri u shpreh se Kemi trashëguar një infrastrukturë të amortizuar dhe projekte të shpërndara në letër, por sot, falë vizionit të qartë dhe mbështetjes së Qeverisë Shqiptare, po ndërtojmë një Shkodër moderne, funksionale dhe të denjë për qytetarët e saj.
Gjatë fjalës së tij kandidati për deputet theksoi se Vizioni I tyre për Shkodrën 2030 është një qytet europian, ku mirëqenia, siguria dhe infrastruktura moderne janë realitet për çdo familje. Kemi projekte shumë konkrete dhe fiancime të siguruar për parkimet publike dhe përmirësimin rrënjësor të tranporit publik.