
Opera “Flauti Magjik” u ngjit në teatrin “Migjeni” në Shkodër.
Premiera ka pasur interpretime të mira të këngëtarëve . Skena e teatrit “Migjeni” mbrëmjen e së enjtes i dha jetë operës së Mozartit me dimensionet e saj tragjike dhe komike. Përveç krijimtarisë muzikore në skenë ishte edhe aktori I njohur Dritan Boriçi , tenori Armando Likaj .
“Flauti Magjik” do jetë edhe mbrëmjen e së premtes në teatrin “Migjeni” . Siç shprehet edhe regjisori Nikolin Gurakuqi ky është një turne që do të udhëtoj në të gjithë qytetet e Shqipërisë, e sidomos ai shprehet se ishte kënaqësi që opera “Flauti Magjik” të ngjitet në teatrin “Migjeni” . Publiku shkodran e priti mjaft mirë krijimtarinë e Mozartit.






