
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë organizuar dhe finalizuar, operacionin policor të koduar “Streha”.Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Begtash Zeneli, në fshatin Vinjoll, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilën dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen në doza.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasi Begtash Zeneli 62 vjeç, banues në fshatin Vinjoll, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndersa bëhet me dije se ka qenë edhe më parë i dënuar për disa vepra penale, ndersa në drejtimin e Prokurisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshem Lezhë hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tij kriminale.






