Një operacion i gjerë antidrogë i koduar “Perimetri 2” është finalizuar nga Policia e Lezhës në bashkëpunim me Forcat e anderhyrjes se Shpejte Tiranë dhe Prokurorinë e Lezhës, duke çuar në arrestimin e 7 shtetasve të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.Sipas policisë, nderhyrja erdhi pas disa muajsh hetime me metoda speciale, ndërsa u dokumentua aktiviteti kriminal i disa personave që shpërndanin lëndë narkotike Cannabis Sativa në doza, në zona të ndryshme të qytetit të Laçit. Nga hetimet dyshohet se në disa raste droga shitej edhe pranë shkollave.Gjatë operacionit u ndaluan 4 persona dhe u arrestuan në flagrancë 2 të tjerë, të gjithë banues në Laç dhe Kurbin, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.Policia bëri të ditur se gjatë kontrolleve u sekuestruan sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, 6 automjete, telefona celularë si dhe 7 pajisje elektronike që përdoreshin për lojëra fati.Po ashtu, gjatë aksionit u zbulua edhe një lokal ku organizoheshin lojëra fati me kompjuterë, në kundërshtim me ligjin. Për këtë rast u arrestua pronari i lokalit, i cili sipas policisë nuk e kishte regjistruar subjektin dhe punonjësit në organet kompetente.Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakDHUNOHET DREJTORI I AKU SHKODËR, RAMIR HADERI
Artikulli tjetërARRESTOHET SHOFERI QË SHKAKTOI AKSIDENTIN NË SHKODËR