
Policia e Lezhës ka vijuar me intensitet operacionin e koduar “Koordinata”, i cili synon parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.Si rezultat i kontrolleve të kryera në Malin e Rrencit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Stacionit të Policisë Shëngjin, u zbulua një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.Gjatë ndërhyrjes u arrestua në flagrancë Serxhio Bregna (alias Serxhio Matija), 30 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër. Ai rezulton person i shpallur më parë në kërkim nga DVP Shkodër, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.Në kuadër të operacionit, u shpallën në kërkim edhe dy persona të tjerë:
• Mateo Bregna, 25 vjeç, vëllai i të arrestuarit,
• Florjan Fratija, 30 vjeç, të dy banues në Velipojë.
Të dy vëllezërit, Serxhio dhe Mateo Bregna, ishin shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale të kryer në bashkëpunim – plagosje e lehtë me dashje.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës me bimë narkotike.
Fidanët dhe bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Ndërkohë Policia e Lezhës vijon punën për kapjen e personave në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.