
Tre përsona u arrestuan dhe 1 tjetër u shpall nëkërkim gjatënjëoperacioni antidrogë të zhvilluar nëzonen turistike të Shëngjinit.Sipas bluve Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale organizuan dhe finalizuan, operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit kosovarë Altin Gashi 21 vjeç, Ermal Tahiri 28 vjeç, të dy banues në Kosovë, dhe shtetasi francez Salim Bouyaiche 43 vjeç, banues në Francë.Gjithashtu u shpall nëkërkim shtetasi kosovar Ardian Gashi 30 vjeç, banues në Kosovë.Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike në zonat turistike të Shëngjinit, ku gjatë kontrollit fizik, 3 shtetasve të arrestuar iu gjetën doza të lëndëve narkotike.Nga këqyrja e celularëve të sekuestruar, u gjetën komunikime të këtyre shtetasve për organizimin e kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa vijon puna për kapjen e përsonit të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Ndërkohëmaterialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.