Tre shqiptarë mes të cilëve edhe një grua janë arrestuar pasi janë kapur me drogë. Arrestimi i tyre u realizua pas një operacioni të zhvilluar, në aksin kombëtar Janinë – Kozan.

Mësohet shoferja e automjetit në përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit të policisë, qëllimisht përplasi dy herë automjetet zyrtare, duke u shkaktuar dëme atyre.

Brenda makinës, u gjetën dhe sekuestruan 118 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 215 kg. Gjithashtu Brenda mjetit u konstatua se ndodhej edhe djali i mitur i shqiptares.

Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 700 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.

Artikulli paraprakDETAJE NGA OPERACIONI I SPAK, DY TENDERAT MË PROBLEMATIKË
Artikulli tjetërSPIROPALI PRITET NGA PRESIDENTI GREK: ZGJERIMI, INVESTIM STRATEGJIK PËR TË ARDHMEN E EUROPËS