
Operacion në Petrelë të Tiranës,gjenden arme e monicione luftarake
Një operacion policor është organizuar në orët e mesnatës në fshatin Petrelë, pak kilometra larg Tiranës. Burime nga policia thanë se kishin marrë informacione se një person ishte duke transportuar armë. Për këtë arsye është organizuar edhe aksioni i koduar ‘Tagani’. Oficerët e Trafiqeve të Paligjshme kanë arrestuar në flagrancë Emond Memagën, 45 vjeç, në fshatin Tagan Petrelë. Atij i janë sekuestruar dy armë luftarake dhe municion, konkretisht një automatik model 56, një pushkë model 56, 3 armë të ftohta (thika) 755 copë fishekë si dhe dy krehëra. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po transportonte armë e municone në një rrugë të fshatit Petrelë, menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë ku gjatë kontrollit fizik, ju gjetën dhe sekuestruan armët e mësipërme. Gjithashtu nga kontrolli i banesës, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 480 copë fishek model 56, 125 copë fishek të tjerë dhe 3 thika.






