Dy persona nga Shijaku janë arrestuar në flagrancë nga policia, pasi po udhëtonin me një “Benz” ku kishin me vete dhe një pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të zbatimit të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave me armë pa leje, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve, mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: Astrit (Avdyli) Balliu 43 vjeç, banues në Shijak; Donald Çullhaj 23 vjeç, banues në Shijak. Në Xhafzotaj, Shijak gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në automjetin tip Benz me drejtues shtetasin Donald Çullhaj, në një çantë “Marsup” është gjetur një armë zjarri pa leje.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë e kalibrit 9 mm me mbishkrimin “STERM9x19; një krëhër me 12 fishekë të kalibrit 9 mm, me një fishekë në fole; automjeti tip Benz. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Artikulli paraprakRREZIKOHET PALLATI NGA RRËSHQITJA E DHERAVE, PADI PENALE 2 ZYRTARËVE TË BASHKISË
Artikulli tjetërTRAFIK DROGE DREJT ITALISË, KAPEN 800 KG MARIJUANË, PRANGOSEN DY SHQIPTARË